Zbulohen këngëtarët që do të marrin pjesë në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës

Ditën e sotme janë shpallur zyrtarisht pjesëmarrësit e këtij edicioni tv Festivalit të Këngës, eveniment ky i rëndësishëm jo vetëm për traditën që ka, por edhe pse fituesi i tij përfaqëson vendin tonë në Eurovizion.

Lista është publikuar nga gazetarja Kozeta Kurti, e cila thotë se edicioni i 59-të i Festivalit ëhtë tashmë në një fazë më konkrete. Komisioni për pranimin e këngëve, i përbërë nga artistja e njohur Alma Bektashi, përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion Jonida Maliqi dhe Eugent Bushpepa, poeti Agim Doçi e kompzitori Klodian Qafoku, pasi ka dëgjuar të gjithë produksionet e mbërritura në RTSH, ka vendosur se 26 artistët pjesëmarrës do të jenë këta:

Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Wendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena

Jo pak surpriza në këtë listë këngëtarësh, me artistë të rinj që do të performojnë për herë të parë në një skenë kaq të madhe, rikthime nga artistë që i kishin munguar Festivalit dhe skenës dhe emra, të cilët që tani mund të konsiderohen pretendetë. Kujtojmë se vitin e shkuar fituesja ishte Arilena Ara me “Qaj”, pasi u zhvillua një prej prej edicioneve më kompetitivë të kohëve të fundit, por që fatkeqësisht ajo nuk mundi ta përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion, për shkak të mos realizimit të tij, nga pandemia.