Zbulohen fotot, partnerja e Gazmend Pajës organizon festën e beqarisë në bregdet

Gaz Paja, shumë shpejt do t’i japë fund beqarisë dhe për këtë përgatitjet kanë nisur. 1 qershori është shumë afër dhe gjithçka po shkon drejt finalizimit. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa ditë nga ceremonia, pasditen e kësaj të diele kanë dalë fotot e nuses.

Gaz-Paja-2

Ira, e fejuara e aktorit të njohur të “Portokallisë”, së bashku me mikeshat e saj, këtë fundjavë ka festuar festën e beqarisë.

Gaz-Paja-3

Në pamjet e siguruara nga “Alpenews”, duket nusja e ardhshme, e veshur me një fund të gjatë me tyl dhe një bluzë me mbishkrimin “Bride to be”.

Gaz-Paja-4

Lidhja e çiftit të ri është bërë kryefjalë e mediave rozë ditët e fundit, edhe pse ata vetë nuk kanë dhënë shumë detaje për dasmën që do të organizohet pas pak ditësh.