Zbulohen emrat e botës së krimit që prokuroria të marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës
Detaje të reja nga masakra e së dielës në Fushë-Krujë. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës.
Lala tha se në sajë të një shkrese që disponon News24, që mban firmën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kërkohet marrja në pyetje e Ramadan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.
Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Recci, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Indrit Dokles.