Zbulohen dy banorë të rinj që do t’i bashkohen shtëpisë së “BBVA”

Në emision e sotëm dhe të parë të Big Brother Fan Club, moderatorja Heidi Baci zbuloi zyrtarisht dhe dy banorë të rinj që do t’i bashkohen shtëpisë së “BBVA”.

Dy banorët e rinj do të jenë Gert Ferra dhe Igli Veizi, të cilët do të bëhen pjesë e shtëpisë prime-in e së martës mbrëma.

Kush janë dy banorët e rinj?

Gert Ferra është një aktor filmi dhe teatri me disa vite eksperiencë në skenën shqiptare. Hyrja e tij në shtëpine e Big Brother ka nxitur tashmë disa polemika, lidhur me zënkën e madhe që ka patur ky i fundit në vitin 2015 me aktorin Laert Vasili, që ndodhet tashmë brenda shtëpisë. Detajet mbi ngjarjen i gjeni këtu. Për situatën, Ferra foli dhe në studion e Fan Club, ku u shpreh se zënka midis tyre i përket së shkuarës dhe dyshja mbeten miq me njëri-tjetrin.

Igli Veizi është një sipërmarrës. Përsa i përket lojës së tij brenda, ai u shpreh se “nuk ka hyrë me një plan, por do të jetë shumë më ndryshe brenda, sesa aty ku po fliste”.

Anabelmagazine