Zbulohen artistët e njohur që do të shoqërojnë Noizyn në koncertin e tij

Noizy ka qenë në krye të mediave rozë gjatë ditëve të fundit për shkak të sherrit me Kleviol Ahmetaj, i njohur si “Cllevio Serbiano”. Disa javë më paërë, reperi paralajmëroi një koncert madhështor me datë 14 Gusht që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.

Lidhur me këtë koncert, Noizy ka zbuluar dhe emrat e parë që do të performojnë bashkë me të në skenë. Në koncert pritet të marrin pjesë Buta, Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqiperi, s’ja keni idenë se farë permasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqipëtar dhe international, a jeni gati për në gusht?”, shkroi reperi pak javë më parë.