Zbrazet “Përputhen”, pas Elvisit largohet dhe Atdheu
Atdhe Xharavina i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në emisionin e dashurisë “Përputhen”.
Vendimi i tij është marrë pas situatës së djeshme në emision, ku një foto e postuar nga Elvisi shkaktoi shumë debat. Atdheu gjithashtu e kishte ripostuar këtë foto ku shkruhej se ka dy lloj monstrash në botë, mes tyre edhe femrat që bëjnë çfarë të duan dhe akuzojnë për manjakëri seksuale.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Atdheu bën të ditur vendimin dhe shkruan se duan të përbaltin imazhin e tij.
Postimi i Atdheut: “Të dashur miq! Më vjen keq për shumë informacione të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet, por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkruan Atdheu.