Zbërthimi i krimeve, zbulohet kush qëndron pas vendosjes së tritolit tek Noizy
Një nga krimet e zbardhura që tashmë do të ketë një autorësi dhe ajo e atentatit me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajko, Noizy.
Teksa bëri një rezyme të krimeve të kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.