Zbardhet misteri/ Ja si duket bashkëshorti 50 vjeçar në krah të Adelina Tahirit

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri prej disa muajsh është martuar me biznesmenin 50 vjeçar nga Maqedonia, Serjoza Markov. Pak kohë pas martesës, ajo dha lajmin e shtatzënisë dhe shumë shpejt pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që do të jetë djalë. Udhëtimet e artistes janë të shpeshta në shtete në ndryshme të botës, shkruan Info Kosova. E këtë herë ata kanë udhëtuar drejt Turqisë, ku janë parë së bashku me këngëtarin nga Shkupi, i cili ka vite që jeton në Turqi, Bertan Asllanin. Ai ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet së bashku me çiftin e lumtur. “Ju faleminderit për mikpritjen! Lovely couple”, shkruan Bertani në foton, ku mund të shihni për here parë portretin e burrit të Adelinës. /Story.al/