Zbardhet jeta e Maral jashtë filmit, historia e dashurisë me 40 vjeçarin e divorcuar dhe martesa në fshehtësi

“Maral” titullohet telenovela më e re turke me 40 seri që u transmetua në ekranin e “Tv Klan”. Presonazhin e Maral e luan aktorja Hazal Kaya, të cilën e njohim si Nihal te “Dashuri e ndaluar”. Çift me Aras Bulut Iynemli, pasardhësin Bajaziti te “Sulejmani i Madhërishëm”, ata kanë mundur të rrëmbejnë zemrat e fansave për historinë e bukur dhe kombinimin bashkë. Dhe cila është historia e dashurisë që lind në serial mes çiftit të bukur? Maral, një vajzë e rritur jetime, por mjaft e bukur punon si kamariere në qendrën tregtare “Luna”, jeton me ëndrrën që një ditë të arrijë të bëhet menaxhere e qendrës. Ndërsa Sarp, është shefi i embëlsirave, në fillim shoku i Maral, por më pas bien në dashuri me njëri-tjetrin. Shoqja e ngushtë me të cilën Maral ndan sekretet e saj është Aslle, e cila është gjithashtu kamariere në qendrën tregtare “Luna”. Ndërsa Arja, menaxherja e kësaj qendre, ka hyrë në një depresion të rëndë ndaj tenton të vrasë veten. Ajo që e shpëton shoqen e fëmijërisë është pikërisht Maral. Pasi ajo vendos të lërë punën e menaxheres, postin e saj e merr Maral, duke plotësuar kështu ëndrrën e saj. Kjo është historia në serial, ndërsa në jetë ajo po jeton një tjetër histori dashurie me aktorin dhe muzikantin 40 vjeçar, Ali Atay. Ata nisën të shoqëroheshin në dhjetor të vitit 2013, ndërkohë që mediat dyshojnë se ata mund të jenë martuar në fshehtësi. Ali u bë i famshëm në serialin “Leyla ile Mecnun”. Pas divorcit nga Ebru Cansiz, me të cilën ka qenë 5 vjet i martuar Atay u lidh me Hazal. Vetë aktorja ka ndarë shumë foto me të dashurin për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar thashethemet e martesës, Atay thuhet se i ka dhuruar Kaya-s një unazë diamanti. Ishte një dhuratë martese apo një propozim për martesë, këtë presim ta sqarojë vetë çifti.