Zaza reagon ndaj deklaratës së Krist Aliaj

Zaza ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së Krist Aliaj se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes para hyrjes në “Big Brother Vip”.

Përmes rrjetit social,Instagram, Zaza publikoi bisedën e tyre të fundit para pjesëmarrjes së tij. “Zemra ime e do zemrën tënde. Të dua zemërush”, i shkruan Zaza. “Nuk e di çfarë të them më. Të dua. Do doja të të përqafoja”, i është përgjigjur Kristi. Më pas ajo ka postuar një tjetër story tashmë të fshirë. “Ushqeje një gjarpër. Duaje një gjarpër, respektoje një gjarpër. Lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi, gjarpri të kafshon”.

Nga ana tjetër Kristi u shpreh gjatë spektaklit se i pëlqen shumë Keisi. “Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura”, tha Aliaj./Lapsi.al