Zayn Malik një javë pas ndarjes nga Gigi Hadid/ Blen apartamentin e beqarit për 10.7 milion $

Zayn Malik u nda nga e dashura e tij prej dy vitesh, Gigi Hadid, vetëm një javë më parë. Dhe vetëm pas shtatë ditësh këngëtari 25 vjeçar ka blerë një apartament për jetën si beqar 10.7 milionë dollarë në Soho, Nju Jork. Sipas New York Post, zgjedhja e Zayn vjen për të shëruar zemrën e tij të thyer e për të rinisur një jetë të re, si beqar.
Shtëpia e re superluksoze e yllit të hit-it “Pillow talk” është 3.957 metra katrorë, ka katër dhoma gjumi e katër tualete si dhe një papafingo të ndërtuar në vitin 1877. /Story.al/