Zanfina Ismaili incident në Durrës, lëndohet gjatë xhirimeve të klipit të ri

Motra më e vogël e Adelina Ismajlit, Zanfina Ismajli po punon për rikthimin në muzikë, pas humbjes së nënës e cila njëherësh ishte dhe menaxherja e saj. Por gjatë xhirimeve në bregdetin e Durrësit për projektin më të ri, Zanfina ka pësuar një dëmtim në këmbë. Përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se është lënduar gjatë skenave, por kjo nuk e ka ndaluar që të vazhdojë me xhirimet. Artistja ka punuar me intensitet për klipin, në mënyrë që gjithçka të jetë gati brenda pak ditësh.