Zana Krasniqi nuk di të ndalet, shtatzënë për herë të tretë
Zana Krasniqi është e para vajzë që u kurorëzua si “Miss Univers Kosova” pas shpalljes së pavarësisë në 2008. Ajo është konsideruar prej kohësh një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe për këtë fakt është vlerësuar edhe jashtë kufijve. Prej kohësh Zana është larguar nga modelingu dhe po i përkushtohet jetës familjare tërësisht. Tashmë nënë e dy fëmijëve të quajtur Dua dhe Noel, bukuroshja duket se do jetë edhe për disa kohë pranë familjes dhe larg karrierës si modele., shkruan Who.Ditën e sotme me anë të një postimi në “Instagram”, ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së tretë. “Bebi numër 3…E bekuar”,ka shkruar Zana poshtë fotos.