Zana Berisha fiton “Miss Universe” në Kosovë: “E vërteta e operacioneve plastike dhe pse s’kam të dashur”
Studion për Financë, por aspiron televizionin. Ajo do të jetë përfaqësuesja e Kosovës në garën e bukurisë që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në edicionin e 68-të të “Miss Universe”.Bëhet fjalë për Zana Berishën, e cila në një intervistë për “Panorama Plus” flet pasi fitoi kurorën e më të bukurës në “Miss Univers Kosova”,emocionet gjatë dhe pas fitores, të vërtetën e operacioneve plastike, pritshmëritë për përfaqësimin në “Miss Universe” e të tjera pasione.
Si ndihesh që po zotëron kurorën e “Miss Universe”, gara që u organizua pak ditë më parë?
Po ndihem shumë mirë, kur ke një kurorë mbi kokë, si mos të ndihesh mirë?! Jam shumë e lumtur. Falënderoj shumë jurinë për këtë vlerësim që më dhanë, në këtë produksion me drejtues nacional për Shqipërinë dhe Kosovën, Eduart Dedën.
E prisje që do ishe ti “Miss Universe Kosova 2018”?
Duke i parë edhe konkurrentet e tjera, duke kaluar më shumë kohë me to, fillova të frikësohesha, sidomos kur ishte Top 6, ndërsa kur u kualifikova e pesta në “Top 6” më humbën shpresat fare.
Cilën nga vajzat shikoje si konkurrenten më të fortë?
Të gjitha vajzat ishin shumë të bukura, shumë të mira. Por meqë e kam shoqe Rrezen, po them se ajo ishte shumë e mirë në të gjitha aspektet.
Natyrisht që kur fiton një kurorë apo papritur bëhesh personazh publik, nisin edhe thashethemet. Cili është thashethemi më i çuditshëm që ke dëgjuar për veten?
Të them të drejtën, ka pasur shumë thashetheme, po ai për të cilin u përfol shumë, ka qenë për operacionet plastike, në sensin që çfarë do kjo në “Miss Universe”, kur është krejt operacione plastike.
Po e vërteta si qëndron, ti ke bërë operacione plastike?
Operacione plastike nuk kam bërë. Kam bërë buzët para dy vitesh me acid, por ai është material që tretet në organizëm dhe më janë kthyer buzët normale. Operacione plastike të tjera nuk kam.
Duke folur për emocionet gjatë mbrëmjes, cili ishte më i vështiri për ty?
Në sfilatën e parë kisha një fustan me gurë dhe rruaza dhe m’u ngatërrua rruaza me takën dhe desh u pengova, por në fund e kalova me sukses.
E ke ndjekur “Miss Universe” vitet e kaluara? Ti mendon që do ia dalësh në garën e vajzave më të bukura të botës?
Po, e kam ndjekur gjithmonë, është shumë punë e madhe, por me pak punë do ia dal. Do përkujdesem më shumë për veten, me palestër, trajtime fytyre, etj…
Me ç’ide hyre në garën e “Miss Universe Kosova” dhe çfarë do doje të ndryshoje te vetja?
Unë u futa në momentin e fundit, një javë para spektaklit e përderisa ishte konkursi i hapur, thashë pse jo, ta provoj! Unë, në fakt, kam dëshirë të bëhem pjesë e televizionit, më pëlqen modeling. Sa për të ndryshuar asgjë, ndoshta të merrem më shumë me palestër.
Si e imagjinon jetën tani që ke një kurorë mbi kokë dhe a je e aftë të bësh diçka ndryshe nga miss-et e tjera?
Kam menduar të motivoj familjet, njerëzit me bamirësi. Por ende nuk e kam menduar konkretisht, pasi është pak herët. Deri tani,fitoren ia dedikoj familjes sime që ka qenë gjithmonë përkrahëse.
Pak javë më parë u organizua edhe “Miss Universe Albania”, ku fituese u shpall Trejsi Sejdini. Duke u krahasuar me të, si mendon kush do arrijë më shumë nga ju të dyja atje?
Nuk e di, do ta shohim kur të shkojmë në Amerikë, shpresoj që të dalim mirë të dyja.
Fitorja të gjeti single, apo ke ndonjë partner që krenohet tashmë me ty?
Jo, jam single.