Zana Avdiu: Babai i Granit Xhakës më kërcënoi publikisht, më vjen keq që ai flet në emër të djalit të tij të rritur
Zana Avdiu ka reaguar pas fjalëve të babait të Granit Xhakës, Ragip Xhaka, lidhur me deklaratën që ai bëri mbrëmë në emisionin “Favoriti o Botërorit” në T7.
Ajo bëri një lidhje direkte me këtë kanal dhe i ka kthyer përgjigje Ragip Xhakës.
“Më vjen keq që zoti Xhaka më kërcënoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptuar statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendoj dhe ta kuptoj se çka po thotë.
Vala më e rëndë e mesazheve ka ardhur pas reagimit të tij. Mua më vjen keq që një prind del të flasë në emër të djalit të tij që është i rritur”, është shprehur ajo./ h.ll/abcnews.al