ZAKONET E MIRA TË PANDEMISË COVID-19

Me kërcënimin për një mbyllje të dytë në të gjithë Europën, është momenti për t’u përgatitur shpirtërisht për ndryshimin e shumë sjelljeve të përditshmërisë, kushtëzuar këto edhe nga normaliteti i ri.

Kryesisht, njerëzit po priren gjithnjë e më tepër drejt shmangies së jetës sedentare, duke shfrytëzuar kohën për më shumë aktivitete në natyrë e duke përqafuar një stil jetese më të shëndetshëm, por duke pasur gjithnjë parësore ruajtjen e distancave të sigurisë.

Nëse shihni në rrugët e Tiranës, apo thjesht bisedoni me miqtë tuaj do të dalloni se sa shumë janë shtuar çiklistët. Madje, shit-blerjet e biçikletave kanë pësuar një boom gjatë muajve të fundit. Zhvillimi që ka marrë ky treg në Tiranë gjatë muajve të fundit, pasqyron jo vetëm dëshirën e njerëzve për një kryeqytet më miqësor me mjedisin, por edhe më ekonomik sa i përket buxheteve të familjeve. Ja pse pa druajtje mund të thuhet se tashmë Tirana po kthehet edhe në kryeqytetin e biçikletave. Krahas lëvizjes, biçikleta ofron dhe një jetesë më të shëndetshme.

Por kalimi nga makinat te biçikletat, duke eliminuar tymin në ambient, nuk është i vetmi hap që shqiptarët kanë bërë në këtë drejtim. Të nisur prej informimit të vazhdueshëm mbi dëmin që shkakton në shëndet pirja e cigares dhe tymi, një pjesë e madhe e atyre që zgjedhin të mos e lënë duhanin, kanë kaluar në produkte pa tym apo për ngrohje të duhanit.

IQOS, pajisja elektronike që ngroh fijet e duhani pa i djegur ato, që të çlirojnë vetëm nikotinë, duke shmangur djegien, shmang njëkohësisht edhe dëmet që vijnë nga tymi i duhanit, i cili është edhe shkaktari kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.

Izolimi për një kohë të gjatë i mbarë botës i ka bërë njerëzit më të lidhur me njëri-tjetrin, pavarësisht distancave të largëta fizike. Smartphone-t ashtu si prej shumë vitesh, vijojnë të mbajnë vendin e parë të pajisjeve më të përdorura në mbarë botën. Në kushtet e pandemisë, njerëzit nuk e humbën në asnjë moment kontaktin me njëri-tjetrin, ashtu siç nuk lanë pa sjellë në shtëpi dhe palestrën. Gjatë kësaj periudhe është vënë re një shtim i numrit të shkarkimeve të aplikacioneve të ushtrimeve fizike. Cili prej nesh nuk ka shkarkuar së fundmi në telefonin e tij disa aplikacione për t’u ushtruar në shtëpi?

Mesa duket, në situata të tilla kur shëndeti kërcënohet, e gjithë e shoqëria bëhet më e gatshme për të përqafuar sjelljet që më parë i ka anashkaluar. Ndaj, le të marrim më të mirën e kësaj periudhe, zakonet më të mira dhe kohë për veten dhe njerëzit e afërt!