Zaimina zbulon gjininë e bebit

Përmes një fotoje me të bijën, Khloe, Zaimina zbuloi se do të bëhen nënë e një djali.

“Mezi po të presim vogëlush,” shkruan ajo.

Djali do të jetë fëmija i dytë për Zaiminën dhe i katërti për partnerin e saj. Në 2019-n, këngëtarja u shpreh se “Klodi u u mërzit pak në fillim sepse e kishte përgatitur veten që do vinte në jetë një djalë, madje dhe miqve të tij ua kishte thënë këtë gjë që në kohën kur gjinia nuk ishte zbuluar akoma.”

Sidoqoftë më pas, me zbulimin e gjinisë nuk pati as edhe një problem nga ana e tij. Vasjari shtoi se pavarësisht që kishte insistuar të bëhej nënë, kurrë s’ia kishte marrë mendja se ç’lumturi mund të të sillte një fëmijë.

Khloe ka edhe dy motra më të mëdha nga një marrëdhënie e mëparshme e Klodit.

“Ne kemi një raport shumë të mirë, jam e lumtur që Khloe ka dy motra, të cilat e duan jashtëzakonisht shumë. Është me fat që ka dy motra të cilat kanë lindur dhe jetojnë në një vend larg Shqipërisë, ku falë edukatës së nënës se tyre dhe Klodit, por dhe shoqërisë që është shumë e rëndësishme, ato janë jashtëzakonisht të edukuara, të kulturuara dhe unë kam një raport shumë të mirë,” tregoi Zaimina e ftuar te “Rudina” në mars të vitit 2019.

Anabelmagazine