Zaimina Vasjari u frymëzua nga Khloe Kardashian dhe e bija, për veshjen e 1-vjetorit të vajzës
Organizimi për 1-vjetorin e të bijës së Zaimina Vasjarit ishte më shumë sesa thjesht një festë. Mund ta quajmë pa ekzagjerim një event më vete, pasi veç ndarjes së tavolinave të ngrënies për fëmijët dhe të rriturit, pati shumë argëtim. Për të sjellë një atmosferë ndryshe ishin edhe animatorët, ndërsa nuk mungonte muzika dhe ushqimi sa i shijshëm, aq edhe i këndshëm për syrin. Por në qendër të vëmendjes ishin ato të dyja nënë e bijë, Zaimina dhe Khloe, tashmë 1 vjeç.
Zaimina dhe e bija mbanin veshur të njëjtin fustan, i cili në gjysmën e sipërme ishte me xixa metalizato, ndërsa në gjysmën e poshtme me tyl ngjyrë ciklaminë. Ndryshimi i vetëm ishte te aksesori që mbante në kokë Khloe, pasi Zaimina nuk kishte një të tillë, shkruan Iconstyle. Këngëtarja pati vërtetë impakt me veshjen e saj, por me siguri mund t’ju duket i parë. Mjafton të kthehemi një muaj më parë, në festën e Krishtlinjdeve të organizuar më 26 dhjetor në familjen Kardashian, për të kuptuar se nga është frymëzuar.
Khloe Kardashian mbante një fustan të ngjashëm me të bijën, i cili ishte dizajnuar për të nga Monica Ivena. Ndryshimi mes paraqitjes së 34-vjeçares dhe Zaiminës qëndron te ngjyra që kishte zgjedhur kjo e fundit, ndërsa nuk ka bërë të ditur se kush u mor me stilin e fustanit të saj. Gjithashtu këngëtarja 31-vjeçare kishte zgjedhur të mos tregonte muskujt e barkut, ashtu si Khloe: Dhe nuk ka si të mungojë pyetja: Kujt I shkon më shumë veshja?