Zaimina Vasjari: Si të dukeni star “Baywatch-i” në plazh, ju propozoj trendy-n e rrobabanjove sipas pigmentit tuaj të lëkurës

Trup perfekt, të tonifikuar, këmbë të gjata e muskuj barku është përshkrimi që i bëhet këngëtares Zaimina Vasjari nga fotot e reja që ka postuar në Instagram, ku ekspozon trendy-n e rrobabanjove për verën 2017. Modelet më të fundit që mund të vishen në pishina, plazh, një “beach party”. Nga e bardha e pastërisë tek e kuqja velvet e pasionit, Zaimina na sugjeron modelet e veçanta që ka sjellë në Shqipëri për të gjitha ju vajza që dëshironi të dukeni si yje “Baywatch-i”. Këngëtarja që tani i ka hyrë biznesit jep një listë këshillash si të vishni rrobabanjat e duhura. Nga modelet e ndara për ju që doni të ekspozoni muskujt e barkut, tek modelet “high leg” të rrobabanjove që janë kryesisht body (të bashkuara) për të vënë në dukje pjesën e kofshëve, ju do të gjeni më së miri veten. Për më tepër surpriza e kësaj vere është se ju tani mund të zgjidhni në bazë të pigmentit të lëkurës, rrobabanjet që Zaimina ka sjellë në Shqipëri. Për tendencën e kohës dhe modelen që u shkojnë për shtat, ish-Miss-i jep këtë intervistë për revistën “Story”.

Ke shumë ndjekës në Instagram që presin me kureshtje koleksionet e rrobabanjave që reklamon nga dyqani yt në Tiranë. Çfarë e dallon koleksionin e kësaj vere?
Koleksioni i kësaj vere është i shumëllojshëm dhe i veçantë si nga modelet, ashtu edhe ngjyrat. Në këtë larmi çdo femër mund të gjejë rrobabanjot e përshtatshme sipas vendit që mund të jenë; pishinë, plazh, një beach party, etj.
Jo të gjitha vajzat kanë trupin tend ideal që u lejon për të veshin çdo model rrobabanjosh të mundshme. A ekzistojnë “bikinit magjike” me të cilat mund të ekspozojmë pjesët më të bukura trupit?
Po. Meqënëse trupi është i ekspozuar pothuajse i gjithi në plazh atëherë çdo femër zgjedh modelin e saj që i përshtatet, e që i jep mundësinë të ekspozojnë dhe pikat e tyre më të forta.
Si për shembull?
Si për shembull ato vajza me një bark të palestruar preferojnë modelet me pjesën e poshtme të rrobabanjove të vogël, si dhe të shkëputur nga pjesa e sipërme, që ndryshe si i quajmë ne “modelet e ndara”. Ndërsa për femrat që duan të luajnë me pjesën e kofshëve për t’i bërë ato të bien më shumë në sy preferohen modelet “high leg”, ku rrobabanjot janë kryesisht body (të bashkuara), dhe kanë të theksuar pjesën e lartë në hapjen e kofshës.
Rrobabanjet e ndara a janë në modë këtë verë?
Shumë në trend janë dhe modelet e ndara, por theksoj me pjesën e poshtme mjaft të theksuar në hapje.
Cila janë modelet eveçanta që ke zgjedhur për t’i pasur në dyqanin tënd?
Modelet që unë kam zgjedhur janë të veçanta edhe në teksturën e tyre.
Çfarë nënkupton kjo?
Nënkupton atë që çdo vajzë në bazë të pigmentit të lëkurës e gjen veten tek copat dhe tekstura e posaçme e rrobabanjove.