Zaimina Vasjari publikon foton e mrekullueshme nga ditëlindja e parë e e vajzës

Këngëtarja Zamina Vasjari para një viti u bë nënë për herë të parë. Vogëlushja e saj e quajtur Khloe feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të parë dhe mami Zaimina nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram foto dhe video nga festa e së bijës!

Zaimina-2

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto ku mban në krahë të bijën dhe veshja e tyre të lë pa fjalë! vTë veshura njëlloj të dyja, me bluzë gri dhe fund rozë me bisht! Duken magjepsëse! Në sfond duken shumë tullumbace rozë dhe të bardhë si edhe një tortë e bukur ku shkruhet: “Khloe mbush një vjeç!”, shkruan Iconstyle. Përpos fotos, Zaimina ka postuar në Instastory edhe disa video ku shfaqen shumë fëmijë duke kërcyer si dhe ëmbëlsira pafund.