Zaimina Vasjari: Po planifikoj bebin tjetër në 2020-n

Këngëtarja Zaimina Vasjari, në janar të vitit që lamë pas, u bë nënë për herë të parë me vajzë, që e pagëzoi me emrin Khloe. Vasjari ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku rrëfeu detaje mjaft interesante rreth jetës së saj personale. Këngëtarja u tregoi të gjithëve me një ngazëllim të theksuar dëshirën që ka për të pasur një fëmijë të dytë.

Screenshot_2019-01-20-09-58-01-1
“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020-n të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, tha Zaimina. Si duket, bukuroshja nuk i trembet aspak faktit që të rrisë dy fëmijë njëkohësisht.
Rreth 6 muaj më parë, Zaimina inauguroi vilën luksoze ku ka krijuar familjen me Klodian Asllanin. “My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël), ishte diçitura sipër fotos ku shihet se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj. Me fotot ku merr rreze në pishinën e saj, ajo ka inauguruar kështu vilën që duket përrallore.

Screenshot_2019-01-20-09-57-55-1

Këngëtarja, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj. Duket, se pas sjelljes në jetë të vajzës nga lidhja me biznesmenin, çifti ka nisur jetën e re si familje pasanikësh në banesën e tyre të re. Ndërkohë, për të gjithë kureshtarët e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshorti i saj Klodian kanë vite bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre, Khloe./Panorama Plus