Zaimina Vasjari në prag të lindjes, nxjerr barkun në setin e ri të fotove

Zaimina-Vasjari-2

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka realizuar një set të mrekullueshëm fotosh artistike me Juxhin Kurtin, ndërsa është në pritjen e ëmbël të vajzës, që do e quajë Khloe. Super në formë dhe duke shijuar frutin e lulështrydhes, i vetmi ndryshim që mund të shihni në fizikun e saj është barku i rrumbullakosur, që ajo e ekspozon në këtë set fotosh artistike. Nuk dihet kur ekzaktësisht Zaimina do të lindë fëmijën e saj të parë, ndërkohë që duket se muajt e fundit të shtatzënënisë po i kalon në formën mjaft të mirë shëndetësore.