Zaimina Vasjari i vendos armën në kokë kantautorit, ç’fshihet pas skenave të pazakonta me…
Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, u rikthye në muzikë pas shumë vitesh mungesë. Ajo solli një këngë të titulluar “Vetes”.
Por faktet tregojnë se nuk do të ndalet me kaq. Këngëtarja duket se do të vijë me një bashkëpunim kësaj here.
Dhe Vasjari ka xhiruar një klip të ri, ku ka etiketuar Irkenc Hykën. Kënga mban titullin “Trëndafil i bardhë” dhe në këtë klip ajo është e ftuara e Irkencit.
Zaimina shihet në skena aksion teksa i vendos në kokë armën Irkencit, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit.
Zaimina Vasjari rikthehet në muzikë pas katër vitesh pauzë, ndërkohë që është nënë dhe bizneswomen.
“Vetes” ishte projekti i parë në muzikë i Zaiminës, pasi u bë nënë për herë të parë dhe pasi hapi biznesin e saj, një dyqan veshjesh në Tiranë.
Fotoja që Zaimina publikoi në rrjetet sociale ishte moment nga xhirimi i klipit veror që ajo publikoi së fundmi.
Ndërkohë, këngëtarja e showbizz-it do të shfaqet në klipin më të ri të Irkenc Hykës, pasi ishte tërhequr nga muzika, për t’u angazhuar me rritjen e vajzës dhe biznesin. Ajo këtë vit festoi ditëlindjen e saj të 33- të, duke celebruar kështu nga shtëpia jetën e saj luksoze si në telenovela.
Në llogarinë e Zaiminës në “Instagram” nuk munguan urimet e ndryshme nga miqtë apo ndjekësit e saj, të cilët u kujdesën t’i shkruanin fjalët më të bukura. Po ashtu, Vasjari publikoi një foto nga festa private, duke treguar si e gjeti kjo ditëlindje.
“Jam një vit më e madhe, më e mençur dhe mirënjohëse”, shkruante këngëtarja krah postimit, ku dukej dhe vendi i zbukuruar me tollumbace dhe torta në ngjyrë të zezë, e cila me siguri i ka surprizuar jo pak ndjekësit për shijen e saj shik.
Kujtojmë se në intervista të ndryshme, Vasjari ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se dëshiron që në të ardhmen familja e saj të zgjerohet me fëmijë të tjerë, sepse vajza e tyre Khloe i solli shumë gëzim në shtëpinë e tyre.
E ftuar në një program televiziv ca kohë më parë, ajo rrëfeu detaje mjaft interesante rreth jetës së saj personale.
Këngëtarja u tregoi të gjithëve me gëzim të theksuar dëshirën që ka për të pasur një fëmijë të dytë.
“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, tha Zaimina vitin e kaluar.
Si duket nuk i trembet aspak faktit që të rrisë dy fëmijë njëkohësisht. Para dy vitesh, Zaimina inauguroi vilën luksoze ku ka krijuar familjen me Klodian Asllanin. “My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël) ishte diçitura sipër fotos ku shihej se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj.
Me fotot ku merrte rreze në pishinën e saj, ajo inauguroi kështu vilën që dukej përrallore. Këngëtarja, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj.
Pas sjelljes në jetë të vajzës nga lidhja me biznesmenin, çifti nisën jetën e re si familje pasanikësh në banesën e tyre. Ndërkohë, për të gjithë kureshtarët e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshorti i saj Klodian kanë vite bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre.
Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë si pjesëmarrëse në gara bukurie e nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime, të cilat i kanë rezistuar kohës.
Sa i përket muzikës, këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe te biznesi i saj. Por në një postim në “Instagram” të para një viti, Zaimina zbuloi se në fakt kishte ndërmend të sillte projekt të ri dhe për më tepër një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Flori Mumajesi.
“Kur do sjellësh një këngë të re si ‘Po ta dija unë”, e pyeti një nga fansat dhe Zaimina ia ktheu duke thënë se këtë gjë e di Flori Mumajesi. Le të shohim se cili do të jetë roli i saj në klipin e Irkenc Hykës.
/Panoramaplus.al