
Zaimina Vasjari i uron ditëlindjen partnerit me foton e nxehtë në pishinë
Zaimina Vasjari dhe partneri i saj Klodian Asllani padyshim se po kalojnë një ditë të bukur feste. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi ku ajo shihet në këmbë buzë një pishine, vetëm në bikini ndërsa po ngre dolli me të dashurin e saj, i cili ndodhet brenda në pishinë.
Zaimina ka postuar këtë fotografi me rastin e ditëlindjes, ndërsa ka shkruar “Urime ditëlindja dashuria ime!”. Zaimina dhe biznesmeni Klodian Asllani kanë vite tashmë që janë në lidhje dhe kanë një vajzë bashkë./Gazeta Express/