Zaimina Vasjari e rrethuar nga luksi, publikon videon me bashkëshortin biznesmen


Vetëm para pak ditësh Zaimina Vasjari festoi “Baby Shower-in” më të bukur që keni parë ndonjëherë në pritje të vajzës, që do e quajë Khloe. Këngëtarja ka ndarë me miqtë një video nga festa luksoze, të shoqëruar me një dedikim të ndjerë për bebin që pret të vijë në jetëne saj. ”Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më emocionues dhe i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krah të të dua dhe të të mbroj për gjith jetën”, shkruan Zaimina mbi videon e postuar ku dëgjohen të rrahurat e zemrës së vajzës. “Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale në këtë periudhë magjike dhe më e rëndësishmja. Faleminderit që më bëre mama!”, ka shkruar Zaimina poshtë videos, në mbyllje të së cilës ajo shfaqet duke shtrënguar duart me partnerin biznesmen.