Zaimina Vasjari dhe Kristin Prengaj si velina pranë njëra-tjetrës
Këngëtarja 29 vjeçare Zaimina Vasjari duket se biznesin e veshjeve e ka kthyer në plan të parë, përderisa po përdor të gjitha mënyrat për promovimin e tij. Përveç faktit që ka zgjedhur si imazhe të veshjeve të saj, mikeshat VIP brenda botës së showbizz-it, ajo po i ekspozon vetë fustanet, duke nxjerrë në pah si rrallë herë gjoksin. Në setin e fotove provokuese në fushatën e saj provomuese ka zgjedhur të dalë çift me modelen Kristine Prengaj, me të cilën ka realizuar disa poza të nxehta, herë duke luajtur me trupin e njëra-tjetrës, dhe herë duke u parë në sy, njësoj si në një flirt artistik. Njëra brune dhe tjetra bionde, ato na prezantohen si velina që provokojnë me poza të nxhehta, në garë se kush ka format më të plota. Për Zaiminën po flitet se po heq dorë nga muzika, për t’iu përkushtuar biznesit dhe arkitekturës. Ndërsa Kristine Prengaj është modelja që po përflitet më shumë këtë vit për format e saj. Ajo do të shfaqet në emisionin e ri të Ermal Mamaqit në “Tv Klan”.