Zaimina Vasjari bëhet nënë, vjen në jetë Khloe

Vetëm pak minuta më pare, këngëtarja Zaimina Vasjari dha lajmin në Instagram se u bë nënë për herë të parë. Ajo ndau me ndjekësit fotot e dy duarve të familjes, ku shihet takimi i parë i bebes me babain e saj, biznesmenin Klodian Asllani. “Khloe 29.01. 2018. Faleminderit nga zemra!”, shkruan Zaimina poshtë fotos në Instagram.