Zaimina Vasjari 10 vite me një partner: “Kam bërë dhe striptizëm”
Zaimina Vasjari është një nga vajzat më seksi dhe më të lakuara të shoëbiz-it shqiptar. Së fundmi ajo ka rrëmbyer vëmendje për lidhjen e saj të dashurisë dhe lindjen e vajzës, Khloe. E ftuar në “Shiko kush luan” sot ajo zbuloi se lidhjen me bashkëshortin e ka që kur ishte në moshën 20- vjeçare, pak a shumë 10 vite nga sot. Për sa i përket lidhjes intime këngëtarja zbuloi edhe një sekret që jo kushdo do guxonte të pranonte publikisht, duke thënë se kishte bërë striptizëm para bashkëshortit, shkruan IconStyle. E pyetur më tej për fëmijën e saj ajo zbuloi se është gjëja më e jashtëzakonshme dhe do të donte të kishte edhe dy fëmijë të tjerë.