Young Zerka shoqërohet me Ronela Hajatin, por tjetër vajzë i ka thyer zemrën

Young Zerka është një nga artistët e rinj të talentuar, i cili ka spikatur për stilin, bashkëpunimet apo edhe për look-un e tij të veçantë. Zhanri të cilin ai e ka më shumë përzemër është muzika reggae. Ai ka realizuar bashkëpunime me këngëtarë të njohur shqiptarë, si: Alban Skënderaj, Ledri Vula, Aurela Gaçe, Ronela Hajati… etj. Sot në “Ëake Up” ai foli për klipin e tij të ri ” Anna”, sipas Top Channel”. “Anna ma ka thyer zemrën, arsyeja që është me dy “N” është se nuk ka Ana në Shqipëri, po dhe nëpër botë. Nuk është thjesht dëshira ime, po shumica e fansave tani shtrihen pak dhe jashtë”, tha ai. Por jo vetëm “Anna”, Young Zerka bëri të ditur se pas disa ditësh vjen për fansat me një këngë të re në një bashkëpunim me këngëtarin e huaj Faydee.