
Young Zerka ka një mesazh për të gjithë adhuruesit e tij
Ka më shumë se nëntë muaj që nga projekti i tij i fundit. Hera e fundit që pamë Young Zerkën ishte në bashkëpunimin me Argjentina Ramosaj për këngën “Pishman”.
Por, pritjes për këngë të reja po i vjen fundi sepse artisti pati një paralajmërim për të gjithë adhuruesit e tij.
Ai publikoi një fotografi nga një koncert i tij, teksa shkruan “Shpresoj që së shpejti të ju shoh të gjithëve me projekte të reja, qëndroni! Këngë të reja po vijnë. Bekime dhe dashuri”. /Prive.al