Young Zerka flet për herë të parë për familjen: Jam shumë i lidhur me motrën dhe binjakët e saj…
Young Zerka është nga ata artistë që ne e duam shumë, por rreth jetës së tij private dimë shumë pak detaje. Për herë të parë në “Pushime on Top”, Zerka në një intervistë për moderatoren Ori Nebijaj ka rrëfyer shumëcka rreth familjes së tij.
“Familja ime jeton në Korçë dhe unë karantinën e kalova me ta. Patëm një ribashkim familjar, erdhi motra nga jashtë edhe babi. Unë kam një vëlla dhe një motër dhe gjithnjë jam mësuar mos ti përfshi në showbiz. Jam më i lidhur me motrën dhe binjakët e saj”, ka thënë Zerka.
I pyetur nëse e pëlqejnë ata muzikën e tij kantautori tha se, në fillim motra e tij nuk e kuptonte anglishten e e teksteve të tij, por pastaj u mësua. Ndërsa përsa i përket kritikave ai tha se, nuk më kritikojnë pasi si familje kemi qenë “open minded”.
Zerka shtoi gjithashtu se gjatë karantinës humbi 8 kilogramë ndonëse vdes për ushqimet që gatuan nëna e tij.
Young Zerka flet për dashurinë e parë, ndërsa për Ronelën…
Intervista e radhës së Young Zerkës ka qenë në Korçë, ku ka rrëfyer të gjitha kujtimet që e lidhin me qytetin e tij të lindjes. E kur flasim për kujtime moderatorja e “ Pushime on top”, Ori Nebijaj nuk mund të mos e pyeste Zerkën edhe për historitë e tij të para të dashurisë.
“Unë kam ikur i vogël nga Korça. Dashuriçkat e para i nisa jashtë, por edhe këtu kam kujtime. Vajzat që kishim qejf i kishim nëpër lagje dhe shkolla”, ka thënë Zerka.
I pyetur nëse e ka parë ndonjëherë vajzën për të cilën ka përjetuar emocionet e tij të para, Zerka ka thënë se ajo ka ikur në Amerikë. Megjithatë ai ka treguar edhe mënyrën si i ngacmonin vajzat asokohe. “Ju hidhnim aeroplanka ku shkruanim diçka, sepse atëherë nuk kishte as Facebook as Instagram”, ka rrëfyer Zerka.
Ndërsa përsa i përket historisë së tij më të përfolur të dashurisë me Ronela Hajatin, me të cilën ndan aktualisht të njëjtin label, ai ka preferuar të mos përgjigjet duke shijuar pamjen e mrekullueshme të malit të Moravës.
Young Zerka: Kënga me Argjentinën na ka nxjerrë nga vetja
Ka zbuluar se do të vijë së shpejti me një bashkëpunim muzikor me Argjentina Ramosajn dhe detajet e këtij projekti, Young Zerka ka vendosur ti ndajë me shikuesit e programit “Pushime on top”.
Në një intervistë me moderatoren, Ori Nebijaj
Zerka tha se, ky bashkëpunim do të vijë shumë shpejt për publikun. “Më pëlqen shumë timbri i vokalit të saj. Me thënë të drejtën të dy kemi dalë pak nga zhanret tona dhe kemi bërë një këngë më për shqiptarët. Do të jetë tip ahengu”.
Ndërsa sa i takon bashkëpunimit që solli me Fifin, Zerka u shpreh se, me të ka patur shumë kimi dhe se ajo është shumë e talentuar.