Young Zerka: 12 vjeç, shkova me kamion në Angli
Këngëtari i njohur Young Zerka tregoi në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” se në moshën 12 vjeçare mori një vendim të guximshëm për të udhëtuar në Angli me kamion. Para se të bëhej muzikant, ai luante futboll dhe ekipi i tij nga Korça kishte zhvilluar një kampionat në Holandë.
Në atë kohë, duke qëndruar në Belgjikë, ata vendosën të iknin drejt Anglisë duke shfrytëzuar një kamion. Young Zerka ishte më i vogli në ekipin e tij, që quhej “Young Boys”, dhe kjo aventurë u zhvillua kur ishte diku te 12 vjeç. Ai qëndroi një vit në Belgjikë para se të vazhdonte udhëtimin drejt Anglisë.
“Para se të bëhesha muzikant, luaja futboll dhe ekipi im i futbollit në Korçë zhvilloi një kampionat në Holandë. Nga Holanda në Belgjikë…Kur ishim atje ia mbathëm vrapit dhe ikëm!”
Young Zerka: Kam qenë më i vogli se kam pasur dhe vëllain te i njëjti ekip, te “Young Boys”, diku te 12 vjeç. Kam qëndruar një vit në Belgjikë, pastaj si gjithë shqiptarët ika në Angli me kamion. I fshehur pa bërë asnjë lloj zhurme, se kisha hall se më dëgjonte xhaxhi polici.”
Në Angli, Young Zerka u kujdes nga një çift me prejardhje nga Xhamajka. Ai rrëfeu se kujtonte shumë prindërit e tij biologjikë dhe gjeti një kuptim të ngrohtë në kujdesin e këtij çifti, që e rriti si të vërtetin e tyre. Kjo përvojë e tij në Angli ishte e mbushur me emocione dhe mall për familjen e tij biologjike në Shqipëri.
bordo.al