Yolanda Hadid rikthehet në Instagram dhe rrëfen luftën me depresionin dhe sëmundjen e saj
Yolanda Hadid u kthye në Instagram të dielën pas një largimi 9-mujor. Nëna e modeleve Gigi dhe Bella Hadid u tha fansave se mori disa pushime shumë të nevojshme për të “rivlerësuar” jetën e saj pas vdekjes së nënës së saj, Ans van den Herik.
“Pas humbjes së nënës sime, unë vërtet luftova me depresionin e ndjekur nga një rikthim i sëmundjes lyme… stresi emocional dhe pikëllimi ndikuan fuqimisht në sistemin tim imunitar”, ka shkruar ish-modelja 58-vjeçare në postimin e saj.
“As varësia ime nga telefoni nuk më ndihmoi, filloi të merrte kaq shumë kohë nga të qenit e pranishme në jetën time… Kuptova që ngadalë po fillojmë të humbasim artin e komunikimit dhe ai po krijon një vetmi të thellë brenda nesh,” vazhdoi ajo.
Yolanda i përshkroi nëntë muajt e fundit si një “rivendosje të mrekullueshme” dhe një kohë për të “thyer zakonin e marrjes së telefonit 50 herë në ditë”.
“Të mësoj të përqendrohem te vetja, udhëtimi im shëndetësor dhe të jem e pranishme në këtë moment të jetës sime,” shpjegoi ajo. “Koha është ngadalësuar dhe ndihem shumë më e qetë, me më shumë kohë për t’u ulur dhe për të lexuar një libër, kohë për t’u rilidhur me njerëzit, për të qenë krijuese dhe më e rëndësishmja për të kaluar kohë me familjen time. Jam e emocionuar që jam kthyer dhe shoh se çfarë keni bërë të gjithë.”
Ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” u diagnostikua me sëmundje të rëndë, kronike neurologjike Lyme pasi një mjek zbuloi një infeksion aktiv në trurin e saj në vitin 2012.
Ajo më vonë iu nënshtrua një procedure TVAM (Modulimi Autonom Transvaskular) në vitin 2016. Trajtimi synon të lehtësojë pacientët nga simptomat e Lyme, që përfshijnë lodhjen dhe mjegullën e trurit. Në kujtimet e saj, “Believe Me: My Battle with the Invisibility of Lyme Disease”, Yolanda zbuloi se sëmundja dikur e shtyu atë të mendonte për vetëvrasje.