Yllin e televizioneve e dërgojnë në shtëpi pas festës së çmendur të ditëlindjes

Chloe Ferry u tregua e çiltër me ndjekësit e saj, duke u treguar të gjithëve se ishte aq e dehur në ditëlindjen e saj, saqë u desh ta çonin në shtëpi, raporton “Mirror”.

Ish-ylli i “Geordie Shore” zbuloi se si është tani pas natës së zhurmshme në Marbella.

Duke folur për 3.4 milion ndjekësit e saj në Instastory, Chloe tha: “Thjesht po ju bëj me dije të gjithëve se kam pasur ditëlindjen më të mahnitshme. Jam shumë e uritur dhe do të ha pak ushqim tani.”

Ajo pastaj tregoi më shumë detaje për mbrëmjen, duke pranuar se ishte dërguar në shtëpi.

“U desh të më dërgonin në shtëpi mbrëmë, sepse u deha shumë. Epo, në fund të fundit, ishte ditëlindja ime. Do ta përmend 100 herë që ishte ditëlindja ime,”– tha ajo.

Pavarësisht kësaj, Chloe përfundi duke pirë sërish natën tjetër.

Ajo tregoi në Instastory shishet me vodka nga një klub nate, duke shkruar: “Sërish tek ajo”.

Ajo më pas u tha fansave: “Pra, është dita ime e pestë që pi, ende duke festuar ditëlindjen. Si t’ja bëj? Kur do të ndalen festimet e ditëlindjes?”

Jo më larg se dje, ylli i televizioneve u kritikua ashpër pasi në foton e postuar në Instagram kishte përdorur photoshop.

Sidoqoftë, ajo e fshiu foton menjëherë pasi e publikoi.

/Panoramaplus.al