Ylli i “Sex and the City”, kandidon për guvernatore e Nju Jorkut

Zërat që qarkullonin që prej 10 ditësh u konfirmuan sot. Aktorja Cynthia Nixon, një prej katër aktoreve protagonisteve të serialit “Sex and the City” ka vendosur të hyjë në garë me guvernatorin demokrat të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cili ka pritshmërinë të rizgjidhet në muajin nëntor. Cynthia Nixon, 51 vjeçe, e cila u bë e njohur me rolin e një avokateje, Miranda Hobbes, në serialin e famshëm, shpalli zyrtarisht kandidaturën për parapraket demokrate që do të zhvillohen në muajin shtator. Në lidhje me kanditaturën ajo postoi një video në rrjetin social “Twitter”, ndërsa mikesha e saj në serialin e famshëm Sarah Jessica Parker ka shprehur publikisht mbështetjen për mikeshën, duke renditur të gjitha pikat e saj të forta si nënë dhe aktiviste. Nixon, e cila ka tre fëmijë, është sot shumë e angazhuar për kauzën e edukimit publik.“E dua Nju Jorkun, por zyrtarët tanë e kanë braktisur, ne jemi tashmë shteti më me shumë pabarabazi në vend”, deklaroi Nixon. Zërat për një kandidaturë të Nixon qarkullonin që prej fillimit të muajit mars pasi ajo u takua me strategët demokratë. Ndërkohë Andrew Cuomo, 60 vjeç, është që prej vitit 2011 Guvernator i Shtetit të Nju Jorkut, një bastion demokrat. /Story.al/