Ylli Ndroqi marton djalin, fotot ekskluzive nga dasma maratonë VIP

Dasma maratonë e djalit të Presidentit të “RTV Ora News” Ylli Ndroqi, ka nisur të enjten në mbrëmje me ceremoninë e parë VIP, që u organizua në “Hotel Tirana”. Redon Ndroqi, po lidh kurorë në Tiranë me partneren e tij nga Armenia, Mariam Akopyan, pas përgatitjeve gjatë verës për dasmëm më të bujshme të vitit. Ceremonia e së enjtes ishte ideuar si cocktail me të ftuar të rëndësishëm nga të gjitha fushat, ku nuk munguan figurat e njohura “Ora News”. Çifti u shfaqën mes të pranishmëve si nuse e dhëndër nën kujdesin e “Geraldina Sposa”, që mori përsipër organizimin, ku ra në sy klasi dhe çdo detaj perfekt. Nuk kanë munguar momentet e bukura ku bashkëshortët e njohur Ylli dhe Mimoza Ndroqi kanë festuar ditën më të rëndësishme të djalit, me foto, trokitje gotash apo duke kërcyer. Redoni dhe Mariam vendosin të martohen tre vite pas nisjes së historisë së tyre të dashurisë, një rastësi e bukur që i njohu gjatë pushimeve. Mariam jeton prej një viti në Tiranë më Redin, i cili është diplomuar në Londër. Ceremonia e sotme do i paraprijë darkës së nesërme e shtunë) me të afërmit, dhe natës së 10 shtatorit në Pallatin e Kongreseve me të ftuar politikanë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të familjes Ndroqi. Dasma e pronarit të një prej mediave më të rëndësishme në vend do të mbahet mend gjatë, pasi finalja organizohet në Pallatin e Kongreseve, dhe kjo është hera e parë që kjo ndërtesë popullohet nga dasmorë.