Ylli Limani urim special vetes për 24 vjetor

Këngëtari i njohur me zërin e ëmbël, Ylli Limani ka sot ditëlindjen. Këngëtari feston ditëlindjen e 24 dhe këtë herë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë urimi. Nëpërmjet një fotoje kur ishte ende i vogël, me puçrra dhe flokë të gjata, Ylli i tregon vetes gjërat që do i thoshte për të mos u mërzitur. “Nëse do të ktheja kohën pas, këtij djaloshit kaçurrel në foto do i kisha thënë se nuk i ka veshët llapush, puçrrat do të të largohen me kalimin e kohës dhe të mësojë t’i falë njerëzit, sepse të gjithë gabojnë. Të mos ndalojë së kënduari. Do i thoja se një ditë do të bësh krenarë të gjithë njerëzit e rëndësishëm për ty. Çdo hap i bukur ose i vështirë ja vlen. Do ja vlejë sepse do të kesh njerëz që të duan pa kushte. Gjëja kryesore, do i thoja se do të bëhet më mirë edhe kur të duket se s’ka ku shkon më keq. Shumë urime për Yllin”, shkruan këngëtari, sipas Who. Ky vit që la pas për Yllin ka qenë shumë i suksesshëm. Vetëm pak ditë më parë ai publikoi këngën në bashkëpunim me Majk dhe projekti po rezulton shumë i pëlqyer.