Ylli Limani mund të ishte pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, por s’e di a e ‘lënë të shtëpisë’
Ylli Limani ka qenë një emër shumë i lakuar për pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip Kosova” dhe më në fund, një prej prezantuesve, Alaudin Hamiti, i ka vënë pikat mbi i.
I ftuar në “Podcast me Gonxhen”, ai foli pikërisht për “banorët VIP” të spektaklit dhe u ndal tek Ylli Limani.
“Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi folur me Yllin, ka thënë nëse s’do të kisha koncerte, në vend (në çast) kisha ardhur. Kisha hyrë, po s’e di a më lënë të shtëpisë”.