Ylli Limani konfirmon lidhjen e dashurisë? Kush është “ e duhura”!

Yll Limani është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpesh poston imazhe nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Megjithatë, deri më tani, këngëtari kosovar ka qenë mjaft i kujdesshëm përsa i përket jetës private, nga e cila, sic kujton Express, nuk ka zbuluar as edhe një detaj.

Për këtë arsye, dhe shumëkush u befasua nga postimi i fundit i tij në Instastory që i habiti të gjithë, pasi la të kuptohet se Ylli është në një lidhje dashurie.

Se cila është vajza që i ka rrëmbyer zemrën, kjo nuk dihet ende. Gjithë cfarë ai vetë rrëfeu rreth saj ishte një fjali e thjeshtë: “Ajo nuk më bezdis kurrë në koncertet e mia”, ka shkruar ai në Instagram, duke lënë të kuptohet se njeriu i vet zemrës duket mjaft mirëkuptuese, dhe i lë të gjithë hapësirën që i nevojitet si artist.

Bordo