Ylli Limani: Këngët e mia janë dedikime për…
Ylli Limani ishte i ftuar në një prej rubrikave të “E diell”, ku ju përgjigj disa pyetjeve nga moderatorët. Në fakt, nisur nga këngët që bën, që janë shëndrruar në himnet e atyre me zemër të thyer, Ylli të jep përshtypjen se është zhgënjyer shumë nga dashuria në jetën e tij personale. Megjithatë e vërteta duket se është ndryshe.
Këngëtari thotë se shpesh publiku e lidh personazhin që ai ka në këngë, pra atë të “viktimës” në dashuri, me imazhin që kanë për të. Por në fakt është më i madh numri i herëve kur ai i ka lënë të dashurat se sa e kundërta, pra në të vërtetë është ai që i ka dhënë fund lidhjeve. Gjithashtu ai tregon se këngët e tij sidoqoftë janë dedikime, të paktën në 50% të asaj që shprehet aty, sepse kur i krijon këngët vetë gjithmonë nisesh nga ajo që ke përjetuar.