Ylli Limani flet për momentin e vështirë në jetë: ‘Aty vdiq Ylli i vjetër’

Jeta e Ylli Limanit ndahet në jetën para dhe pas pandemisë. Në një intervistë për gazetarin Berat Buzhala, këngëtari tregoi për krizën e identitetit që përjetoi gjatë pandemisë dhe si ndikoi ky moment më pas.

“Jeta ime është jeta para pandemisë dhe pas pandemisë. [E them këtë] sepse kur të ndalen koncertet, fitimet, xhirimet dhe gjithçka tjetër, gjendesh përballë një fakti që thua: Kush dreqin jam kur nuk këndoj?” tha ai. “Kush jam për shoqërinë time në tavolinë kur nuk e kam asnjë projekt për të cili të flas.”

Në vijim, Ylli tregoi se u përball me një krizë që vendosi në pikëpyetje identitetin e tij.

“Ishte një thyerje. Unë e di që njerëzve u kanë vdekur familjarë, kanë humbur biznese, por secili ka [problemet e veta]. E aty ishte ai momenti kur unë them që ‘ka vdekur Ylli i vjetër’. Ka vdekur diçka për t’i lënë vend diçkaje të re.”

Këngëtari theksoi “gjithçka që kisha menduar, komplet botëkuptimi që kisha më parë, nuk ekzistonte më.”

Anabelmagazine