Ylli i “Queen’s Gambit” martohet në një ceremoni private

Anya Taylor-Joy dhe partneri i saj, Malcolm McRae kurorëzuan dashurinë e tyre në fundjavë, në një ceremoni private në Itali, thonë burimet për ET.

Aktorja 27-vjeçare dhe muzikanti 29-vjeçar u martuan në një ceremoni me rreth 150 persona dhe rreth dasmës nuk dihen shumë detaje, pasi ata e kanë mbajtur gjithnjë shumë private dhe larg vëmendjes së njerëzve raportin e tyre.

Çifti nisi të takohej në maj të vitit 2021 dhe kanë pasur një lidhje në distancë, pasi Anya punonte dhe jetonte në Londër, ndërsa Malcolm në SHBA.

Ata kanë folur shumë rrallë për marrëdhënien e tyre dhe në një intervistë për British Vogue, aktorja është shprehur se: “Më në fund ka gjetur dikë me të cilin mund të ulet në paqe dhe të lexojnë. Jemi dy 80-vjeçarë dhe 7-vjeçarë në të njëjtën kohë dhe kjo funksionon shumë mirë”.

Edhe më parë është aluduar se ata të dy u martuan, por mesa duket kanë qenë thjesht thashetheme.

Anabelmagazine