Ylli i muzikës K-pop gjendet i pajetë në shtëpinë e tij, çfarë dyshohet

Ylli i muzikës K-pop Moonbin ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me kompania e tij diskografike. Mediat e huaja shkruajnë se i riu u gjet pa ndjenja në banesën e tij nga menaxheri mbrëmjen e djeshme.

“Më 19 prill, anëtari i Astro Moonbin papritur na la për t’u bërë një yll në qiell”, shkruan zyrtarët e kompanisë. “Edhe pse pikëllimi ynë nuk mund të krahasohet me pikëllimin e familjeve të pikëlluara, pasi humbën djalin dhe vëllanë e tyre të dashur, anëtarët e Astro-s, pjesa tjetër e artistëve, drejtuesit dhe punonjësit e Fantagio-s, vajtojnë të ndjerin me pikëllim të madh dhe në gjendje shoku”.

“Duket se ai i ka dhënë fund jetës, por presim rezultatetet e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij”, tha policia.

25-vjeçari ishte aktor dhe model përpara se t’i bashkohej grupit të djemve Astro në vitin 2016, një grup i njohur K-pop.