Ylli i “Kërcim dashurie” flet për herë të parë për abortin “E doja një fëmijë, por jo kur isha adoleshente”
Edhe pse kanë kaluar thuajse 35 vite nga publikimi i filmit “Dirty Dancing”, historia e dashurisë së Baby-t dhe Johnny-t vazhdon të mbajë të gozhduar para ekranit me miliona njerëz në të gjithë botën. Por, për Jennifer Grey, aktoren protagoniste ky rol do të shënonte fillimin dhe mbarimin e karrierës së saj,
Ylli i “Dirty Dancing” Jennifer Grey, sot 65 vjeç ka folur si rrallëherë për abortin e saj.
Ishte adoleshente kur e përfshirë në festa me alkool dhe drogë, mbeti shtatzënë.
Gjithsesi vendosi ta abortonte fëmijën për shkak se e dinte që nuk do të mundej.
“Ndalimi i abortit është një vendim kaq i rëndë. Do mbetet në ndërgjegjen tuaj. Nuk do ta kisha pasur jetën time. Nuk do të kisha pasur karrierën që kisha, nuk do të kisha pasur asgjë. Gjithmonë kam dashur një fëmijë. Por unë e nuk doja kur isha adoleshente”, ka thënë ajo.
Në moshën 41-vjeçare ajo u bë më pas nëna e Stelës, fryt i dashurisë me ish-bashkëshortin e saj Clark Greg. Për historinë e saj të abortit, Jennifer ka shkruar edhe në librin e saj.