Ylli i ‘James Bond’ shpallet gabimisht e vdekur!
Tanya Roberts, aktorja e njohur amerikane u shpall gabimisht e vdekur ditën e diel, duke shkaktuar një ngatërresë të madhe në lajmet që nisën të qarkullonin në median online.
Roberts, shume famshme për rolet e saj në filmat James Bone, A View to a Kill dhe sezonin final të Charlie’s Angels është ende gjallë, ndonëse përfaqësues të aktores thonë se gjendja e saj shëndetësore vijon të jetë serioze.
Ylli i ‘James Bond’ shpallet gabimisht e vdekur!
Tanya ka qenë pjesë e më shumë se 80 episodeve në That ’70s Show, realizuar midis viteve 1998-2004.
Aktorja u rrëzua teksa shëtiste qentë e saj në 24 dhjetor dhe ka pësuar dëmtime të rënda. Përfaqësuesi i Roberts tha se e shpalli aktoren gabimisht të vdekur duke u bazuar në informacionin që mori nga partneri i saj, por më pas spitali i konfirmoi se është ende gjallë.
Ylli i ‘James Bond’ shpallet gabimisht e vdekur!
Ndërkohë, lajmi i rremë i vdekjes ka bërë që miqtë, fansat dhe kolegët ta ngushëllojnë dhe mbajnë homazhe virtualisht në kujtim të saj.
Burimi: BBC