Ylli i Hollywood Sharon Stone kërkon burrë në internet, aplikacioni e bllokon. Nuk e besoi që ishte ajo

Aktorja Sharon Stone është bllokuar nga aplikacioni i takimeve Bumble. Platforma në internet tha se kishte pasur raportime se profili i aktores në aplikacionin ku gjenden partnerë ishte i rremë.

Por aktorja 62-vjeçarja me anë të një postimi në Twitter tha se ishte ajo vetë.

“Hej Bumble, a jam unë një përjashtim?”– shkroi ylli i Hollywood.

Bumble tha se e kanë zhbllokuar llogarinë e Stone në mënyrë që ajo të mund të kthehet në Bumbling.

Në aplikacion regjistrohen njerëzit që kërkojnë romanca të reja bazuar në vendndodhjen e personit.

“Na beso, ne patjetër të duam ty në aplikacion,”-tha drejtori editorial i Bumble, Clare O’Connor.

Sharon Stone mori famë në vitet 1980 dhe 1990, duke u shfaqur në filmat hit si Total Recall, The Mighty dhe Casino.

Aktorja është martuar dy herë, fillimisht me producentin Michael Greenburg dhe më pas me gazetarin Phil Bronstein, me të cilin u nda në 2004.

Stone tha në vitin 2014 pas ndarjes së ishte e hapur për takime dhe lidhje të reja.

E ftuar në Late Late Show vitin e kaluar u shpreh se ishte në kërkim të një burri.

“Më pëlqejnë burrat e gjatë,”– tha ajo.

Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose ndonjë tjetër.

542AE700-6260-4BD0-BD4D-8748A5BAA352

Përdoruesit mund të filtrojnë me që duan të takojnë duke u nisur nga gjini, mosha dhe distanca.

Nëse pëlqehen me njëri-tjetrin mund të fillojnë të komunikojnë dhe të lidhen.

Por Bumble është e ndryshme nga aplikacionet e tjera të takimit pasi këtu është gruaja që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.