Ylli i “Friends”, Matthew Perry zbulon betejën me drogën dhe alkoolin
Aktori i filmit “Friends”, Matthew Perry ka dhënë intervistën e tij të parë, në të cilën ai ka rrëfyer varësinë e tij nga droga dhe alkoolin që gati i kushtoi me jetë.
I njohur për rolin e Chandler Bing, ai ka treguar se ka kaluar dy javë në koma dhe pesë muaj i shtruar në spital pasi pësoi një problem gastrointestinal.
53-vjeçari, tha për revistën People: Mjekët i thanë familjes sime se kisha dy për qind mundësi për të jetuar.
Abuzimin me substancat narkotike dhe jo vetëm ai i ka shprehur dhe më parë por tani ai ka rrëfzer për shkallën e varësisë dhe pasojat serioze në shëndet .
Ai ka treguar se ka patur vite gjatë asaj kohe kur ai ishte i pastër dhe sipas tij kjo u reflektua edhe në karrierën e tij kur ai u nominua për aktorin më të mirë. Varësia u përkeqësua me kalimin e viteve por shokët e tij në sitcomin televiziv “Friends” kanë qënë mirëkuptues dhe të duruar me të. Mattheë shprehet setani e sheh jetën me një sy tjetër dhe se dëshiron të ndihmojë të tjerët që vuajnë ngatë njëjtat probleme.
Kjo është edhe arsyeja pse ai ka shkruar edhe një libër me titullin Friends, Lovers, And Big Terrible Thing, që sipas tij do të ndihmojë shumë njerëz.
Klan News