“Ylli e Hana”, Genc Prelvukaj deklaron lidhjen me Eni Koçin me duetin e vitit

Si të gjithë të famshmit, edhe Genc Prelvukaj hyri në Instagram për t’i falënderuar fansat për mbështetjen në muzikë gjatë vitit që kaloi. Mirëpo, reperi me urimin e Vitit të Ri, dha edhe një lajm. Ai njoftoi se në javën e parë të janarit, saktësisht më 6 janar, do të publikohet një këngë e re e tij e titulluar “Ylli e Hana”, sipas Prive. Nëse nuk e dini, përveç shumë këngëve që Genci lansoi në vitin e kaluar, ai bëri publike edhe lidhjen e tij me këngëtaren Eni Koçi.