Ylli amerikan nuk përdor kurrë deodorant: Më pëlqen aroma natyrale e trupit

“A ishte e vërtetë ajo legjenda e vjetër urbane që e detyrove Matthew McConaughey të vendoste deodorant gjatë xhirimeve të Fool’s Gold?”, ishte pyetja që iu drejtua së fundmi Kate Hudson e ftuar në “Watch What Happens Live with Andy Cohen”

“Jo, ai nuk vendos deodorant”, u përgjigj ajo përpara se të sqaronte zakonet e saj të higjienës.

“Por meqë ra fjala, as unë!”, tha Hudson. “Mund ta nuhasja prej një distance të largët sepse isha mësuar me aromën e tij”, shtoi ajo.

Në fakt edhe vetë aktori ka deklaruar se nuk përdor deodorant, pasi ky i fundit i shkakton aromë të keqe trupit. Madje edhe aktorja Yvette Nicole Brown, tha se ylli kinematografik “mban një aromë shumë të këndshme natyrale”.

“Nuk kam përdorur deodorant për 20 vite rresht. Më pëlqen aroma natyrale e trupit, sidomos e partneres time Camila. Aroma më sexy është thjesht natyrale. Çmendem pas aromës që gruaja ime mban çdo mëngjes, ajo nuk hedh kurrë parfum”, ka thënë aktori.

gazetatema.net