Yll Limani bëhet ‘baba’ dhe e kupton domethënien e prindërimit

Me siguri po mendoni se si u bë baba Yll Limani që deri para një jave ishte beqar… Epo, nëse konsiderojmë fëmijë macet dhe maçokët atëherë nuk do keni më dyshime.

Ylli ka bërë një video më disa momente që ka kaluar me të por qershia mbi tortë ishte kënga. Ai e ka shoqëruar videon me këngën e Shyhrete Behluli me titull “Evladi” ku flitet për marrëdhënien mes nënës dhe fëmijës. “Tani e di moj nënë çfarë është evladi. Tani kur prind u bëra vetë”.- thuhet në videon në fjalë.

Për dikë kjo mund të duket e çuditshme, por kush ka kafshë shtëpiake e kupton shumë mirë për çfarë po flasim. Këngëtari ndan shpesh në rrjetet sociale foto e video me macen e tij por këtë herë ka kaluar çdo pritshmëri.

Ylli ka bërë një video më disa momente që ka kaluar me të por qershia mbi tortë ishte kënga. Ai e ka shoqëruar videon me këngën e Shyhrete Behluli me titull “Evladi” ku flitet për marrëdhënien mes nënës dhe fëmijës. “Tani e di moj nënë çfarë është evladi. Tani kur prind u bëra vetë”.- thuhet në videon në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Ky postim ka marrë reagime të shumta në sektorin e komenteve. “Inatçinjt do thonë se është mace”- shkruan dikush me shaka. Një tjetër shkruan: “Evlad më të mirë s’ka”. “Si shpejt u bëre”- shkruan dikush me shaka.

Duket se Ylli do jetë edhe për disa kohë vetëm baba i maces së tij sepse në një intervistë të fundit tha se është beqar. Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

Mirëpo para pak kohësh “Panorama Plus” zbuloi se një vajzë e panjohur për publikun ka publikuar një video ku shfaqej krah artistit. Ata shiheshin së bashku në makinë teksa këndonin një nga këngët e Yllit që ende nuk është publikuar. Pas një hulumtimi në rrjetet sociale zbuluam se vajza quhet Elza Gashi dhe është një makeup artiste.

Dy ditë më parë Elza publikoi në Instastory një foto me çantën e Yllit duke shkruar “Dhuratë nga Ylli”. Teksa e ka rishpërndarë Ylli shkruan: “hehehehjojojo”.

Rrjedhimisht shumëkush mund të pyes veten se çfarë po ndodh mes tyre: lidhje, miqësi apo thjesht bashkëpunim?